22-shi i AAK-Nisma, Endrit Shala: Mbështetja për prodhuesit vendorë është jetike!

06 shkurt 2025 | 16:52

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka vizituar Pastiçerinë “Koha” në Podujevë, së bashku me kandidatët Vesel Krasniqi dhe Xhemajl Hasani, për të dëshmuar përkrahjen e tij ndaj bizneseve vendore.
Shala ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e mbështetjes ndaj prodhuesve kosovarë, duke theksuar se politikat e gabuara po i dëmtojnë bizneset.
“Ne kemi dëshmuar me #veçVEPRA se jemi zëri i prodhuesve kosovarë. Koalicioni #PërKosovënFituese137 do të rikthejë mbështetjen konkrete për bizneset dhe do të krijojë kushte që ato të rriten e të jenë konkurruese!” – ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Nisma Socialdemokrate po vazhdon fushatën e saj me fokus në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e prodhimit vendor, duke kërkuar mbështetje për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limajn, dhe kandidatët e saj për deputetë.
Postimi i plotë i 22-shit të koalicionit AAK-NISMA, Endrit Shala:
Mbështetja për prodhuesit vendorë është jetike!
Sot, së bashku me kandidatët për deputet, z. Vesel Krasniqi dhe z. Xhemajl Hasani, vizituam Pastiçerinë “Koha” në Podujevë, një biznes vendor me produkte cilësore që meriton përkrahje institucionale.
Fatkeqësisht, qeveria aktuale i ka lënë në harresë bizneset dhe prodhuesit vendorë! Në vend që t’i mbështesë, me politikat e saj të gabuara vetëm i ka dëmtuar dhe penguar zhvillimin e tyre.
Ne kemi dëshmuar me #veçVEPRA se jemi zëri i prodhuesve kosovarë. Koalicioni #PërKosovënFituese137 do të rikthejë mbështetjen konkrete për bizneset dhe do të krijojë kushte që ato të rriten e të jenë konkurruese!
E. SH
☑ Për Kosovën Fituese 137
☑ Fatmir Limaj 2
☑ Endrit Shala 22
#PërKosovënFituese137 #veçVEPRA #NISMASocialdemokrate #NISMA #AAK #AAKNISMA137 #FatmirLimaj2 #EndritShala22 #ZhvillimiEkonomik #MbështetjePërBizneset #zgjedhje2025 #Kosova #Podujevë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas raportimeve se…