22 shtëpi po ndërtohen në Podujevë për familjet me gjendje të rëndë sociale
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar shtëpitë të cilat po ndërtohen në afërsi të qytetit të Podujevës nga Fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” për familjet me gjendje të vështirë ekonomike e probleme banimi.
“Këto shtëpi po ndërtohen nga memorandumi i bashkëpunimit që kemi nënshkruar si komunë me fondacionin e hoxhës, Elvis Naçi, në këto hapësira po ndërtohen 22 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë sociale. Jam i kënaqur me cilësinë e punimeve që po zhvillohen dhe funksionalitetin e këtyre objekteve që do të ofrojnë për 22 familje llapjane. Krahas kësaj si komunë do të ndërtojmë të gjithë infrastrukturën nëntokësore e mbitokësore”, ka thënë Bulliqi, duke falënderuar Fondacionin “Shqiptarët për shqiptarët”, familjen Stublla për ofrimin e tokës dhe të gjithë donatorët që po e mundësojnë realizimin e këtij projekti.