22 të vdekur dhe 122 raste pozitive me Covid në Maqedoninë e Veriut
21 dhjetor 2020
| 17:11
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 591 testime për koronavirus, ku prej tyre 129 persona kanë rezultuar pozitivë, ose 22 për qind e testeve të kryera.
Si pasojë e infektimit me Covid-19 jetën e kanë humbur 22 persona të diagnostikuar me Covid, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 122 persona.
Maqedonia e Veriut aktualisht ka 20 mijë e 965 raste aktive me Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 78 mijë e 434 raste, prej të cilëve 55 mijë e 155 janë rikuperuar, kurse 2 mijë e 314 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.