22 vite më parë ishin ditët më të rënda për Drenicën, mbi 600 civilë e dhjetëra ushtarë të UÇK-së të vrarë
Shkruan: Jakup Nura
Ditë e premte 22 vite më parë, ndër ditët më të rënda për Drenicën, të vrarë mbi 600 civil dhe dhjetëra ushtar të UÇK-së.
Një grup pjesëtarësh të UÇK-së takohen në Fushë Mollë dhe duke parë që forcat serbe kishin bërë një rrethim të hekurt dhe nuk mund të shmangej luftimi, nën sugjerimin e Avniut vendosin shpejt për t’u larguar nga popullata që ishin 15 deri 20 mijë civil nga Qirezi deri në Verboc dhe nga Polaci deri në Qikatovë, nisen drejtim një kodre kah Krasniqët të luftonin pasi që vendin e njihnin Afrim dhe Sheremet Qirezi por duke u ngjitur te maja ndeshen me armikun dhe shkëmbejnë rafalë te shkurtër.
Gjatë tërheqjes grupi ndahet, Avniu del në ballë dhe ju sugjeron të presin civilët dhe ushtarët që të gjej një shteg për depërtim duke shkuar rrëzë kodrës Avniu vonohet pak dhe pas tij shkojnë Ismeti pastaj Zymeri dhe Frashëri duke i lënë Fahriun dhe Adnanin dhe shumë të tjerë në pritje, por përballen me armikun të cilët kishin pozicion epërsie, pasi gjuajnë në armikun, Avniut i bllokon pushka snajper jugosllav, dhe ashtu siç ishte ulet me shpinë në një përpjetë zë të fortë, kthen kokën mbrapa për t’a marrë zollën por aty e godet një plumb në qafë dhe ja përplas kokën për stomi të dheut.
Ismeti veç ishte në një pozitë edhe më të lartë, zbret për t’a ndihmuar Avniun në lëshim të tatëpjetës ndalet në shpinë të Avniut, vërshohen nga rrebeshi i plumbave gjithandej dhe në at moment Avniu e mendon që s’mund të tërhiqen në atë gjendje ai e merr zollën dhe gjuan drejt mitralozit mbi tank, e goditë dhe ndalen gjuajtjet përnjëherë, kjo u jep mundësinë për tërheqje.
Frashëri e Zymeri qe ishin në një llugë dhe Ismet me Avniun ngjiten sipër kodrës ku bashkohen sërish dhe disa të tjerë, Avniu me një plagë që i kishte përshkuar nga qafa poshtë veshit dhe i kishte dalë në nofullën e poshtme duke je shkëputur ashtin e mjekrës, aty i nxjerrin disa fasha por jo të mjaftueshme, ja lidhin plagën nga lartë deri nën mjekër, por Avniu i banë me shenjë që nuk i është stabilizuar nofulla pasi që kishte ashtin e shkëputur, ndaj Zymeri shqyen rrobat e tij dhe ia lidhë mjekrën deri mbas qafës, pastaj nisen mes Shtuticës dhe Vërbocit, aty ndalen në një maje mali që mund të shihej për rreth, ishte një mal i rrallë por me lisa më të mëdhenjtë, popullata e rrethuar nga të gjitha anët në panik takohen me djemtë e armatosur dhe i lusin të qëndrojnë afër tyre që mos të masakroheshin nga serbët, ju tregojnë që aty pritej të luftohet dhe skanë siguri për jetën, por ata nuk largohen, Avniu ma nuk mund të fliste por vetëm me anë të shenjave j’u sugjeron që të krijohej një rreth mbrojtës për popullatën nga ushtarët Frashëri, Ilmiu, Zymeri, Halil Bylykbashi, Ismeti dhe Avniu.
Pasdite nga ora 15.30, Avniu me anë të dorës i’u tregon qe forcat armike po afrohen rrugicave të malit dhe të jenë gati për zjarr, nga pushka e Avniut, automatiku i Frashërit e i Ismetit dhe fillojnë si njëherësh në të gjithë rrethin të luftohej në distancë të afërt, ku edhe nga forcat armike fillojnë të shtënat në të gjitha anët, luftohej në distancë aq të afërt sa që edhe të sharat dhe rënkimet dëgjoheshin, nga luftimet e rrepta fillon t’i rrokë paniku disa nga popullata dhe përpiqen të dalin nga rrethi dhe një pjesë prej tyre vriteshin sapo ngiteshin në këmbë, luftimet ishin të rrepta, për me pa pozicionet e armikut më mirë Avniun ngritët në gjunjë dhe aty qëllohet me një plumb mbi ballë dhe rrjedha e gjakut ia pamundëson shikimin, përpiqet të rrotullohet mbrapa dhe e godet edhe një plumb tjetër në pjesën e mbrapsmë pasi që ishte në pozitë të kërrusur përshkon nga brinjët poshtë deri në mushkëri dhe e rrotullon disa herë, aty Ismeti kthen shiqimin me e pa se çka u ba me Avniun të gjakosur në fytyrë dhe duke fshirë sytë ia ndërron rrjedhën gjakut dhe arrinë t’i qelë sytë dhe e merr sërish pushkën dhe e sugjeron Ismetin që të këqyrë kah armiku se nuk mundesh të më ndihmosh, Ismeti kthehet kah armiku dhe zbraz zollën në një transportues, për një çast ndalen luftimet dhe i’u krijohet mundësia që të ndërrojnë pozicionet, por pas pak sërish rifillojnë luftimet, i kthyer pak në krah e duke gjuajtur një nga një fishekët nga pushka dhe duke i ndërruar karikatorët me gjakftohtësi dhe duke shtirë në armikun, edhe armiku nuk pushonte dhe e godet një plumb në gju të këmbës së djathtë dhe një në plumb nën gju, nga humbja e gjakut ma nuk mund t’a mbush karikatorin e pushkës e nxjerrë revolen dhe me të shtinë deri sa e ndal sulmin, e ndërron karikatorin e revoles.
Plaga në shpinë kishte ba një hapje ku gjatë frymëmarrjes ajri i hynte edhe përmes plagës, gerrhamza e pengon për dëgjimin e lëvizjeve për rreth e ofron një guri dhe e mbështetë plagën për të. Në pritje të sulmit duke parë që po i humbiste fuqia arrijnë që sërish t’ia ngreh kaçikun revoles që ta ketë të gatshme. Njerëzit që kishin shpëtuar qohen dhe largohen nga aty Hamdi Kozhica ban përpjekje ta ndihmoj por Avniu ia ban me dorë që vazhdo ti se nuk mund më ndihmon. Atëhere veçse bie terri dhe Avniun e zë gjumi me revole të gatshme në dorë siç ishte.
I dërmuar nga plagët mbetet aty, të nesërmen disa njerëz duke kërkuar për familjarët e tyre të vrarë e gjejnë Avniun po në atë pozitë me revole në dorë, të frikësuar nga gjaku që kishte filluar t’i teret në gjithë trupin edhe në fytyrë i mbështetur tek një dru i kërrusur j’u kërkon që t’i sjellin ujë, njëri prej tyre kishte pasur një shishe dhe i jep ujë dhe ia len një qebe.
I mbetur aty në ditën e tretë Avniu i dëgjon disa zëra të fëmijëve në shtëpinë e Ramë Plakut të Shtuticës dhe vendos të lëvizë duke e shtyrë pushkën me dorë e duke u zvarritë del ne stom të arës nga ku e shef edhe oborrin e lëshon një zë dhe fëmijët e hetojnë, del gjyshi i tyre në oborr por e gjuajnë me breshëri plumbash serbët që ishin të vendosur në një maje më të largët dhe ata futen brenda, ndërsa Avniut tashmë i humbë edhe shpresa për ndihmë. Në mbrëmje Ramë Plaku me dy fëmijë ia qon do ujë, qumësht dhe disa vezë të ziera, i etur e i tharë për dy(2) ditë e qelë gojën me qumësht dhe ujë, por për vezët i tregon që s’mundet t’i haj, Plaku kthehet sërish në shtëpi ua jep fëmijëve edhe disa vezë të freskëta dhe ia dërgojnë.
Në mbrëmje i vijnë djemtë dhe disa ushtarë të tjerë dhe Plakut j’u tregon që një i plagosur është në krye të arës shkoni merrni, kur të dilni më datën 3 maj pas 12-ve shkojnë tek zabelet e dobrave dhe i’a lëshojnë një zë që jemi ardhë me të marrë por Avniu nuk lajmërohet, një ushtar e mendon kush mundet me kanë i plagosuri dhe e thirr ne emër duke i than që jam Haliti Baksi, e njef dhe j’u lëshon za afrohen dhe e shohin Avniun me revole në dorë, e qesin në një lese të improvizuar dhe fillojnë në drejtim të Prekazit, por atëherë veçse ishte qitur rrethi nga forcat serbe dhe këta vendosin të shkojnë kah “podi i gurinave” pa u zdritur mirë zënë pozicionet në një gropë në të cilën kishin nxjerrë gurë fshatarët, Avniun e lëshojnë në fund të gropës dhe të tjerët për rreth, Hysniu, Haliti dhe Samiu pasi që forcat serbe ishin vendosur herët i’a qesin rrethin për t’i zënë në kurthë, Nusreti j’u sugjeron që ata të qëndrojnë aty se ai do e zë një pozitë ma të mirë 50 metra ma naltë e që kishte edhe pamje më të mirë, nuk vonon dhe kërcet pushka tek pozicioni i mësuesit Nusret dhe fillon lufta e cila bëhet në tërë atë pjesë, luftohet në afërsi deri në 10 metra, ku bombat e dorës i përdorin të dyja palët, Haliti kishte pasur disa bomba dhe radhazi ua hidhte në turmë edhe Hysniu nga pozita e tij herë me bomba dore, herë me automatik, luftimet dhe të sharat në mes palëve pushonin vetëm kur serbët i tërhiqnin të plagosurit e të vrarët e tyre për të filluar përsëri.
Pas një luftimi mbi një orësh ndalen luftimet dhe afrohen tek mësuesi pasi që e kishte vendin ma të zbuluar, vritet duke ju dhanë tmerr armikut dhe dëgjohen serbët duke i sharë ushtarët e tyre e duke ju thënë, “qe dy orë na mezi një e keni vrarë, e ata sa na kanë dëmtuar” dhe ashtu në grindje e sipër mes vete ushtarët serbët tërhiqen, ndërsa grupi i barrikaduar në gropë në pritje të ndonjë taktike të tyre rrinë aty deri se fillon me ra terri, i pari del Haliti dhe shkon tek mësuesi pas tij edhe Hysniu e marrin Nysretin e vendosin në gropën aty ku ishin të pozicionuar e mbulojnë me gurë dhe vendosin të tërhiqen në drejtim të Prekazit nën vëzhgim dhe sigurim të rrugës Samiu i barte armët ndërsa Haliti merr Avniun mbi shpinë dhe pas një pushimi të shkurtër Avniu refuzon të bastet në shpinë, dhe ashtu i dërmuar nga plagët i mbështetur në njërin krah për Haliti dhe me dorën tjetër mbahej për pushke dhe vazhdon ashtu duke çaluar vetëm në njërën këmbë, dikur në mes të rrugës i lodhur tej Avniu iu thotë lërmëni qitu se je lodh por Haliti këmbëngul dhe nuk e lëshon deri ne Kike të Prekazit, aty dalin ushtarët e Kodralive e marrin një kali edhe Shaban Muja së bashku me ta e qojnë ne Oshlan, e prej Oshlanin me një traktor në Vaganicë tek doktor Bajram Rexhepi dhe Naim Bardiqi.