22 vite pa “Nënë e UÇK-së”
Sot bëhen 22 vite nga koha kur ushtria serbe i’a mori jenën “Nënës së UCK-së”, Aze Brahimaj.
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj e ka përkujtuar nënën e tij, Aze Brahimaj, në 22 vjetorin e vrasjes.
Në një postim në rrjetin profilin e vet në “Facebook”, Brahimaj ka shkruar se nëna Azë do të mbetet nëna e UÇK-së. “Nëna Aze, përkujtimet për nënën janë të vështira gjithmonë por për mua aq sa qenka e rëndë qenka edhe krenari. Kur ne vendosem ti dilnim përballë armikut ti na dhe bekimin dhe u bëre krahu ynë në këtë rrugë, u bëre shoqe e bashkëluftëtarë për ne, u bëre nëna e UÇK-së siç të quanin shokët bashkëluftëtar kur ju rrije gati e kujdeseshe po me atë dashuri të nënës si për ne djemtë e tu”, ka shkruar Brahimaj.
Postimi i plotë i Brahimajt:
Në përkujtim të nënave
Nëna Aze, përkujtimet për nënën janë të vështira gjithmonë por për mua aq sa qenka e rëndë qenka edhe krenari.
Kur ne vendosem ti dilnim përballë armikut ti na dhe bekimin dhe u bëre krahu ynë në këtë rrugë, u bëre shoqe e bashkëluftëtarë për ne, u bëre nëna e UÇK-së siç të quanin shokët bashkëluftëtar kur ju rrije gati e kujdeseshe po me atë dashuri të nënës si për ne djemtë e tu.
Sot 22 vite më parë bashkë me nënën (gjyshen time) Zizen ratë ashtu siç u ka hije nënave e motrave shqiptare.
Nëna ime Aze Brahimaj sot nuk je në mesin tonë fizikisht por ti jeton me veprat tuaja prej nëne e heroine, sot nuk të kujtojmë vetëm ne por të kujtojnë të gjithë ata që në ditët më të vështira të thirrën nënë e po na bëjnë më të lehtë mungesën tënde në këtë përvjetor duke ndarë mallin e dhimbjen me ne.
I përjetshëm kujtimi për ju, i lehtë u qoftë dheu i Kosovës ju dhe gjitha nënave shqiptare që u sakrifikuan për këtë vend.
#LahiBrahimaj