22-vjeçarja e aksidentuar humbet fëmijën, vetë në gjendje të rëndë
09 shkurt 2019
| 22:59
Pas një aksidenti në trafik që ka ndodhur sot në lagjen ‘Kolovica’ të Prishtinës, një grua shtatzënë kishte marrë lëndime të rënda.
Sipas burime të “Epokës së re” brenda QKUK-së, gruaja me inicialet T.H. 22 vjeçare e cila është goditur sot në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në lagjen “Kolovicë” të kryeqytetit, ka humbur fëmijën ndërsa ende qëndron nën kujdesin intenziv në spitalin e Prishtinës.