22 vjet e 6 muaj burgim për katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.
Nedelkjo Spasojeviq është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, duke llogaritur paraburgimin dhe arrestin shtëpiak, dhe është gjobitur me 4500 euro (me opsion të zëvendësohet me burgim).
Marko Roshiq është dënuar me 10 vite burgim, duke llogaritur paraburgimin dhe arrestin shtëpiak, dhe është gjobitur me 10 mijë euro (me opsion të zëvendësohet me burgim).
Silvana Arsoviq është liruar nga akuza.
Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq janë dënuar me nga 4 vite burgim, Zharko Jovanoviq është gjithashtu gjobitur me 1500 euro (me opsion të zëvendësohet me burgim)
Ndërsa, për Rade Basara Prokuroria Speciale kishte ndërprerë ndjekjen penale, për shkak të mungesës së provave dhe tani akuza ndaj tij është refuzuar.