22 vjet me gazetën “Epoka e re”
25 janar 2022
| 09:44
Gazeta e përditshme “Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, por numri i saj i parë ka dalë më 25 janar 2000.
Sot (e martë) “Epoka e re” ka mbushur 22 vjet që nga numri i parë.
Në këto vite gazeta ka pasur edhe sfida, disa të rënda e disa të lehta, por deri më sot i ka kaluar të gjitha me sukses.
“Epoka e re” botohet online https://www.epokaere.com/ dhe në formatin PDF.
Në formatin PDF sot është botuar numri i 6 508.
Botues i gazetës “Epoka e re” është Muhamet Mavraj, personalitet i njohur i demonstratave studentore të vitit 1997.
“Epoka e re” shquhet për kuadrin e saj kritik gazetaresk, i cili synon arritjen e një informacioni të ri në mjedisin shqiptar dhe formësimin e audiencës kritike.