22 vjet nga “Epopeja e Çabratit”
Sot mbushen 22 vjet nga “Epopeja e Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.
Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.
Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.
Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagje.
Për nder të rënies heroike të dëshmorëve të Gjakovës, Brigada 137 Gjakova e UÇK-së organizon homazhe.
Agjenda:
Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve
Ora 10:15 – Homazhe në varrezat e Martirëve në kodrën e Çabratit.