22 vjet nga lirimi pjesëtarëve të UÇK-së, LKÇK-së dhe Unionit Studentor nga burgjet serbe
Njëzet e dy vjet më parë, pikërisht me 27 mars 2001, janë liruar nga burgjet serbe shumë të burgosur shqiptar të cilët ende mbaheshin si pengje në burgjet serbe. Lirimi i të burgosurve nga burgjet serbe kishte filluar që nga data 9 mars 2001 dhe kishte vazhduar deri në prill të vitit 2002, atëherë ku edhe ishin liruar pothuajse të gjithë të burgosurit nga burgjet serbe.
Sot në përvjetorin e 22-të, janë liruar disa pjesëtar që njiheshin si grupi i Nait Hasanit (UÇK) dhe i Avni Klinakut (LKÇK), dhe drejtuesit e Unionit Studentor të Prizrenit.
Edhe pse kishte gati dy vjet që lufta kishte përfunduar, Serbia padrejtësisht mbante një pjesë e shqiptarëve që akuzoheshin për veprimtari armiqësore mbaheshin peng në burgjet serbe.
Pengje përpos të burgosurve të grupeve të ndryshme qe nga fill vitet e ’90-ta, aty mbaheshin edhe ish pjesëtarë të UÇK-së, të cilët ishin arrestuar në Janarin e ftohtë të viti 1997. Dhe me datën 27 mars 2001, disa prej tyre janë liruara nga burgjet serbe, dhe nën përcjelljen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, kanë arritur në Kosovë.
Me 27 mars 2001, u liruan këta ish pjesëtarët e UÇK-së:
Asllan Selimi i dënuar me 10 vjet burg
Ekrem Kastrati, i dënuar me 10 vjet burg
Isak Shabani, i dënuar me 10 vjet burg
Ali Xhyliqi, i dënuar me 9 vjet burg
Demir Lima, i dënuar me 8 vjet burg.
Të liruarit e Grupit të LKÇK-së,
Avni Klinaku, i dënuar me 10 vjet burg
Dylber Beka, i dënuar me 8 vjet burg (pas lirimit nga burgu, ka vdekur).
Shaban Beka, i dënuar me 6 vjet burg
Enver Dugolli i dënuar me 5 vjet burg, etj.
Drejtuesit e Unionit të Studentëve të SHLP-së në Prizren si pjesëtarë të UÇK-së,
Njazi Kryeziu, 6 vjet burg
Bylbyl Duraku, 5 vjet burg.
Sejdi Bellanica, 5 vjet burg
Haqif Ilazi, 5 vjet burg
Defrim Rifaj, 5 vjet burg
Gazeta “Epoka e re”, ka kontaktuar Ali Xhyliqin, njërin nga ish të burgosurin e grupit të UÇK-së, i liruar 22 vite më parë, se si e ndien veten ai sot dhe emocionet e tij. Aliu të gjithë atyre bashkëvuajtësve u uron shëndet dhe jetë të lumtur ndërsa të rënëve për liri iu është mirënjohës për gjithë jetën. “Ishte kënaqësi e madhe të kthehemi në Kosovë, e lirë pas 4 vitesh nëpër burgjet e Serbisë, të gjejmë Kosovën ashtu siç e kemi paramenduar, por ishte dhimbje e madhe për shokët që na u vranë në masakrën e Dubravës dhe për bashkëluftëtar e familjar të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë”, deklaroi Xhyliqi.
“Të gjallëve ju urojmë shëndet të mirë, jetë të lumtur, dhe mirënjohje përgjithmonë për luftën e tyre, sakrificën, vuajtjet dhe kontributin e madhe në shërbim të kombit”, ka deklaruar ndër tjera Ali Xhyliqi.
Kujtojmë që grupi i arrestuar i UÇK-së, të cilët akuzoheshin për veprimtari armiqësore dhe Terrorizëm duke filluar nga: Nait Hasanin, Agron Tolaj, Arif Vokshi, Hasan Zeneli, Qerim Kelmendi, Alban Neziri, Agim Makolli, Hamzë Pangjaj, Asllan Selimi, Eqrem Kastrati, Isak Shabani, Bislim Zogaj, Ilir Gashi, Ali Xhyliqi, Demir Limaj, Agim Hulaj, Selim Lokaj, Hajdin Rama dhe Nezir Zogaj me datën 16 dhjetor 1997,e që njihej si grupi i Nait Hasanit, u dënuan me 186 vjet burg nga Gjykata Serbe e Qarkut në Prishitinë.