22 vjet nga masakra e Studimes në Vushtrri
02 maj 2021
| 08:02
Janë bërë 22 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminale serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm, të cilët u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Dëshmitarët tregojnë se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima.
Për t’i nderuar viktimat sot në Studime do të shkojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.