22 vjet nga rënia e heroit dr. Lec Leci-‘Gradica’
Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e heroit Dr.Lec Leci-Gradica, dhe për të nderuar veprimtarinë e tij, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi së bashku me drejtorë të drejtorive komunale dhe familjar të heroit, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule të freskëta pranë varrit të Dr.Lecit në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.
Nënkryetari Hasi, ka vlerësuar lartë sakrificën e Dr Lec Lecit, duke thënë se që nga krismat e para të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Leci ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve për të ju dalë në ndihmë e po ashtu ai ishte edhe themeluesi i Spitalit të Parë Ushtarak në Brigadën 114 të UÇK-së.
Dr.Lec Leci-Gradica ra heroikisht me 24.09.1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar e shëruar qytetarët e Drenicës në bjeshkët e Qyqavicës që ishin të plagosur.