22 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së Jetë Hasani

16 tetor 2020 | 12:30

Sot shënohet përvjetori i 22-të i rënies heroike të komandantit të njësive të para guerile në Shtime, heroit të kombit Jetë Hasani.

Jetë Hasani ishte komandanti i njësive të para të UÇK-së në Komunën e Shtimes, ai emrin e trashëgoi nga gjyshi i tij i cili po ashtu ishte vrarë për kauzën kombëtare në luftën e NDSH-së.

Në momentet më kritike, kur nxënësit e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime u larguan nga godina shkollore, Jetë Hasani me vet iniciativën e tij bleu truallin dhe ndërtoi me vetfinancim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që më 3 shtatore 1995 të fillojë mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me radhë.

Ai po ashtu për sigurinë e nxënësve u detyra që ta blinte edhe shtëpinë e një romi që ishte fqinj me shtëpitë shkolla që ishin në pronësi të familjes Hasani.

Romi i cili ishte edhe bashkëpunëtore i pushtuesit serb shkaktonte çdo ditë problem nxënësve dhe profesorëve duke i penguar që të zhvillojnë mësimet. Shtëpinë e blerë nga një rom, Jeta e rrënoi atë dhe e përgatiti për nxënësit një fushë volejbolli.

Si i tillë Jeta tërheqë vëmendjen e ilegales ku, në janar të vitit 1989 anëtarësohet në Organizatën ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve” Komitet ky që vepronte në ilegalitet të thellë.

Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri-014.” me komandantë Jetë Hasani, po në at koha Jetë Hasani mbante koordinim të vazhdueshëm me komandantin legjendar Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së…