22-vjetori i masakrës së Reçakut, ambasadori amerikan rikonfirmon angazhimin për drejtësi

15 janar 2021 | 11:18

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, në 22-vjetorin e saj.

Me këtë rast, ai ka rikonfirmuar angazhimin e ShBA-së për të siguruar drejtësi për viktimat e kësaj masakre.

“Sot qëndrojmë me Kosovën në nderim të përkujtimit të viktimave të Masakrës së Reçakut dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe lehtësim për familjet dhe të dashurit e tyre”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh po përflitet se aktori i famshëm, Can…