Shqipëria kërkon fitore ndaj Andorrës

14 nëntor 2019 | 09:29

Kombëtarja e Shqipërisë sonte (e enjte) zhvillon ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2020” kundër Andorrës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, kurse kapiteni Elseid Hysaj ka thënë se Shqipëria synon fitore ndaj Andorrës në mënyrë që të presë sa më e relaksuar përballjen e rëndësishme ndaj kampionëve të botës, Francës.

“Fillimisht po mendojmë për Andorrën, pasi është ndeshja e parë për ne në këtë muaj, pastaj vjen Franca. Natyrisht, ndeshja e dytë është më vështirë. Megjithatë, ndaj Francës do të kemi një stadium të mbushur plot, do të jemi më afër me tifozët”, ka thënë Hysaj, i cili ka konfirmuar se ndihet mirë pas dëmtimit që kishte pësuar kohë me parë.

“Para së gjithash duhet të fitojmë me Andorrën, që të shkojmë me psikologjinë e duhur ndaj kampionëve të botës. Synimi është që të grumbullojmë sa më shumë pikë në këto eliminatore dhe të vendosim rekord në këtë drejtim. Franca dihet se cila është, do ta kemi shumë të vështirë”, ka shtuar Hysaj.
Mbrojtësi kuqezi bëri me dije se ndaj Andorrës, Shqipëria do të luajë sikurse ndaj Moldavisë. “Duhet të sulmojmë dhe të përpiqemi të mos të pësojmë gol. Mbi të gjitha, duhet të jemi të qetë me kalimin e minutave, nëse rezultati nuk zhbllokohet”, ka përfunduar Hysaj.
Ndeshja Shqipëri – Andorre fillon në orën 20:45.

Grupi H

18:00 Turqi – Islandë
20:45 Shqipëri – Andorrë
20:45 Francë – Moldavi

Tabela

1. Turqia       8 19 pikë
2. Franca       8 19
3. Islanda      8 15
4. Shqipëria  8 12
5. Andorra    8 3
6. Moldavia  8 3

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e rrethanave politike besojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe…