Tjetër dështim nga Clippersat, fitojnë Milami dhe Chicago
New Orleansi i ka dhënë një leksion Clippersave në ndeshjen e radhës në NBA, duke fituar me rezultat 132-127.
Një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave, ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri. Gjithsesi, në fund triumfoi skuadra e Pelicans, ku u dallua Holiday me 36 pikë, mbështetur edhe nga Favors me 20 pikë e 20 rebound. Fitore ka arritur edhe skuadra e Denverit, që ruan pozitat në vendin e dytë në Perëndim, pas triumfit 101-93 ndaj Brooklyn. Më të mirët në fushë ishin Jokiq e Harris, me nga 18 pikë secili. Tjetër ndeshje e mirë për MVP-në e sezonit të fundit, Giannis Antetokounmpo, që falë 38 pikëve e 16 rebound i dha fitoren ekipit të Milwaukee. Skuadra e Bucks triumfoi 124-115 ndaj Chicago, ku për vendasit u dallua edhe Bledsoe me 31 pikë.
Ekipi i Phoenixit e mposhti me rezultat 128-112 Atlanta, ndeshje e dominuar nga Suns, me dyshen Oubre-Booker, që së bashku realizuan 57 pikë. Jashtë fushe fitoi edhe skuadra e Miamit, e cila e mundi 108-97 Clevelandin, ndeshje ku u dallua Nunn, me 23 pikë. /Telesport/
Rezultatet
Cleveland – Miami 97-108
Milwaukee – Chicago 124-115
New Orleans – Clippers 132-127
New York – Dallas 106-103
Phoenix – Atlanta 128-112
Denver – Brooklyn 101-93