223 raste të reja me Covid dhe 342 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 223 raste pozitive me Covid-19.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 342 persona, raporton “Epoka e re”.
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës ‘Isa Grezda’, po vendosim rezervuarin 10 tonë të oksigjenit si dhe janë dërguar edhe 100 boca te reja me oksigjen. Situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme. Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme. Pacientët e hospitalizuar me Covid-19, do të kenë trajtim të veçantë. Nga mostra të mara gjatë 24 orëve të fundit, 223 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 342 janë shëruar nga Covid 19. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.