23 deputetë iranian të prekur nga koronavirusi
03 mars 2020
| 16:15
23 anëtarë të Parlamentit prej 290 anëtarësh të Iranit janë infektuar me koronavirus, ka bërë me dije nënkryetari i këtij institucioni, Abdul Reza Misri.
Kjo i bie që rreth 8 për qind e të gjithë anëtarëve të Parlamentit janë të prekur nga ky virus.
Misri e ka bërë me dije këtë njoftimin derisa foli para gazetarëve sot në Teheran, duke përmendur një letër të hapur drejtuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei nga kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, raporton “CNN”.
Në letër, deputetëve iu kërkohet që të ndalin kontaktin me publikun për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.