23 komuna nuk i binden qeverisë, s’e përkrahin faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë

08 dhjetor 2023 | 15:40

Njëzet e tri komuna të Republikës së Kosovës nuk e kanë përkrahur Ligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen deri në 100 euro.

Kështu ka thënë për “Ekonomia Online”, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi e ka vlerësuar të gabuar këtë vendim, pasi dëmi i përgjithshëm i komunave llogaritet të jetë milionësh.

Në këtë situatë, sipas tij do të ndikojë edhe mendimi juridik i Gjykatës Supreme, ku mësimdhënësit duhet të kompensohen për licencimin e tyre si dhe normën e inflacionit.

“Deri në momentin që po flasim, janë 23 komuna të cilat nuk kanë marrë vendim apo nuk e kanë shqyrtuar çështjen e faljes së Tatimit në Pronë. Pra janë 23 komuna dhe dy të tjera janë në proces gjatë ditës së sotme e kanë çështjen e faljes së Tatimit në Pronë në vlerë deri në 100 euro. Po shihet që shumica e komunave nuk kanë hyrë në këtë proces, duke marrë parasysh se buxhetet e tyre komunale do të dëmtoheshin me qindra mijëra euro dhe në total i bie me miliona euro”, ka thënë Ibrahimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një juri e ekspertëve gjermanë e ka shpallur fjalën “Krisenmodus”…