23 mijë e 357 palestinezë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar

10 janar 2024 | 14:09

Gjithsej 23 mijë e 357 palestinezë janë vrarë dhe 59 mijë e 410 janë plagosur në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite që kanë nisur nga 7 tetori i vitit 2023. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Kjo ministri ka treguar se 147 palestinezë janë vrarë dhe 243 janë plagosur në 24 orët e fundit.

1.9 milionë njerëz, ose gati 85 për qind e popullsisë totale të Gazës, vlerësohet të jenë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, me shumë prej tyre të strehuar në objektet e mbipopulluara të OKB-së në jug të territorit në Gaza.

Që nga 11 tetori, Rripi i Gazës ka qenë nën ndërprerje të energjisë elektrike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka deklaruar se vetëm 15 nga 36 spitalet e Gazës janë pjesërisht funksionale, shkruan “The Guardian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jadon Sancho do të luajë prapë në Bundesligë. Futbollisti anglez…