23 pacientë të infektuar me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës
23 korrik 2021
| 13:32
101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 65 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 39 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 47 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 14 pacientë
10 të konfirmuar pozitivë
5 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spiali i Prizrenit, 1 pacient