23 prilli i vitit 1998 ishte njëra prej ditëve më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin
23 prill 2023
| 11:37
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 23 prilli i vitit 1998, ishte njëra prej ditëve më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin.
“Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, do të binin heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët. Nga Sllupi; Astrit e Bekë Hadergjonaj, Bekim, Tahir e Xhemajl Mazrekaj, Beqë, Hajdar, Imer e Selman Lokaj”.
“Nga Hereqi; Bekim, Sadik e Shefqet Alijaj, Gazmend Ramaj, Hajdar Thaçi, Hasan Tahiraj, Ukë Shabanaj, Skender Hajdaraj e Vehbi Asllanaj. Nga Dujaka; Blerim Jonuzaj e Veli Noci. Emrat e tyre do të mbesin përherë në kujtesën tonë historike! Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.