23 raste të pickimit të rriqrave në Prishtinë
Për një muaj nga pickimi i rriqrave në Klinikën Infektive të QKUK-së, ndihmë kërkuar 37 pacientë. Përderisa viteve të kaluara shumica e pacientëve gravitonin nga zonat e njohura si “vatra të rriqrave”, këtë vit shumica prej tyre janë nga Prishtina.
Këtë e konfirmon Hamdi Ramadani, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK.
“Në këtë muaj Klinika Infektive ka regjistruar deri sot 37 raste ata kanë qenë pacient për shkak se kanë qenë të pickuar nga pickimi apo thumbimi me rriqra kanë qenë nga vende të ndryshme më domininante kanë qenë të sëmurët nga Prishtina me 23 raste kanë ardhur në shërbimin e pranimit disa orë pasi e kanë vërejt pickimin, pas Prishtinës kanë gravitua raste nga Malisheva me 4 të sëmurë, pastaj Drenasi me 2, Podujeva me 2, Lipjani 1 rast, Fushë Kosova me dy raste, Hani Elezit është me një rast Rahoveci është me një rast dhe Obiliqi është me një rast që do të thotë në total janë 37 raste”, thotë Ramadani, për EkonomiaOnline.
Infektologu Ramadani, megjithatë bën të ditur se të gjithë pacientët kanë marr trajtimin e duhur dhe se gjendja e tyre është stabilizuar.