23 raste të reja me Covid-19, shërohen edhe 22 të tjerë

16 maj 2020 | 21:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 270 mostra, ku janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Ferizajt 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), Komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), Komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.

IKSHPK-ja ka bërë me dije se sot janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 713 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se…