23 të vdekur pas sulmit në një bar të Meksikës
28 gusht 2019
| 16:11
Të paktën 23 persona kanë vdekur pas një zjarri në një bar të Meksikës. Policia beson se ky sulm ndërlidhet me kartelet e drogës.
Tetë gra dhe 15 burra kanë vdekur pas zjarrit në barin “Caballo Blanco” (‘Kali i Bardhë’) në Coatzacoalcos të Veracruzit të martën mbrëma.
Në ndërkohë, edhe 13 persona të tjerë janë lënduar rëndë. Mediet meksikane kanë raportuar se brenda barit ishin hedhur shumë armë zjarri dhe kokteje molotovi.
Menjëherë pas zjarrit, policia dhe ambulancat kanë shkuar në vend të ngjarjes.
Guvernatori rajonal i Veracruzit, Cuitlahuac Garcia, ka thënë se policia është duke zhvilluar hetime në lidhje me ata që e kryen këtë sulm duke siguruar se ata nuk do të mbesin pa u dënuar.