23-vjeçari qëllon mjekun 10 herë me thikë në fyt
15 maj 2022
| 17:38
Një mjek është goditur 10 herë më thikë në fyt teksa merrte fëmijët nga shkolla. 40-vjeçari i paidentifikuar u sulmua në Marsejë mbrëmjen e kaluar.
Autoritetet kanë ndaluar një person si autor të dyshuar.
Sipas dëshmitarëve, 23-vjeçari para sulmit kishte thënë se po vepronte në emër të Zotit, por oficerët e kanë përjashtuar terrorizmin si motiv pasi kontrolluan shtëpinë e tij.
23-vjeçari u çarmatos nga 4 kalimtarë. Thika që kishte në posedim ishte thikë e ushtrisë zvicerane. Pas sulmit, mjeku është dërguar në spital dhe ndodhet në terapi intensive.