23 vjet më parë 46 veta u vranë mizorisht në Tërrnje

25 mars 2022 | 13:18

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar të rënët e fshatit Tërrnje.

Ai ka thënë se 23 vite më parë 46 veta u vranë mizorisht në këtë fshatë.

Muharremaj ka theksuar se kjo është e vërteta që e bëri Serbia në Kosovë.

“U vra fëmija 18 muajsh Altion Bytyqi. U vra edhe e moshuara 83-vjeçare Ziza Vranovci. Shumë të tjerë prej tyre në mosha të ndryshme, të pafajshëm u vranë, pa faj. Kjo është e vërteta që e bëri Serbia në Kosovë. Familjarët e tyre edhe pas shumë viteve kanë dhimbje e pikëllim. Ata kërkojnë vetëm drejtësi”, ka thënë Muharremaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është…