23 vjet më parë NATO ndaloi gjenocidin në Kosovë

24 mars 2022 | 07:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 23-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Osmani thotë së 23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër populli të Kosovës.

E para e shtetit nëpërmjet një shkrimi në “Twitter” ka thënë se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.

Ajo ka theksuar se tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi.

“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në samitin e jashtëzakonshëm do të takohen sot udhëheqësit e…