23 vjet në rënia e Bekim Berishës dhe shokëve të tij, Haradinaj i quan luftëtarë dhe trima të pashoqë
10 gusht 2021
| 11:58
Janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi.
Me këtë rast, ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, ka thënë se ata ishin luftëtarë të pashoqë, trima dhe atdhetarë.
“Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë! Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi, para jetës së tyre e vendosën lirinë e popullit të shtypur, lirinë e atdheut të pushtuar. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë, frymëzon dhe formëson brezat, motivon për atdheun e fortë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.