23 vjet nga ekstradimi i diktatorit Sllobodan Millosheviq në Hagë
Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor 2001, është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.
Ai ishte ekstraduar me urdhrin e Qeverisë serbe. Millosheviq ishte arrestuar në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.
Gjykimi kundër Millosheviq në Hagë ka filluar më 12 shkurt 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit të atij viti.
Gjykimi kundër Millosheviq është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskulare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.
Më 22 shkurt Millosheviqi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi. Më 11 mars në ora 9:30 u gjet i vdekur në qelin.