
23 vjet nga masakra e Reçakut
15 janar 2022
| 08:41
Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999.
Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit, shkruan “Epoka e re”.
Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.
Ai deklaroi: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.
Kanë kaluar mbi dy dekada nga dita kur ka ndodhur masakra në fshatin Reçak të Shtimes, por për këtë rast nuk është dënuar drejtpërsëdrejti askush.