23 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit, asnjë serb i dënuar

31 mars 2022 | 08:28

Masakra në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë të vitit 1999. Aty janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’u kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 23 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër, përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbijetuar 13 persona.

Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve në këtë fshat, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakër.

Në këtë ditë përkujtimi të dhimbjes në 23 vjetorin e masakrës, një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, e ka bërë edhe Haziz Krasniqi, djali i të vrarit Sahit Krasniqi.

Krasniqi ka shkruar se “Kosova është bērë shtet, ashtu siç ju keni ëndërruar, prandaj pushoni të qetë”.

“Pushoni të qetë, Kosova është shtet dhe me miq ashtu siç ju e ëndërruat!

Sot 23 vjet nga masakra e bërë nga ushtra, policë dhe paramilitar serbe në fshatin Pastasellë të komunës së Rahovecit, në këtë fshat u vranë 106 civil, një pjesë e tyre u masakruan dhe u dogjën!

106 civilet të vrarë janë nga fshati Pastasellë dhe fshatrave për rreth, për këtë masakër nuk është dënuar askush!

Në mesin e të vrarëve është edhe BABA im, Sahit Krasniqi!

Lavdi gjithë të rënëve për LIRI!

Respekt për familjet e Dëshmorëve dhe Martirëve!”, ka shkruar Haziz Krasniqi, djali i të vrarit në këtë masakër, Sahit Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kulla Eiffel sot i bëri 133 vjet. Kryevepra teknologjike prej…