23 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës
31 janar 2020
| 09:09
Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e tre strategëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Më 31 janar të vitit 1997, dëshmorët e lartpërmendur ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë kur hasën në pritën e vënë nga forcat serbe në fshatin Pestovë, ku të tre ranë heroikisht.
Për ta nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve në fjalë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, sot në ora 11:30 do të bëjë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Ndërsa në ora 12:00, Haradinaj do të bëjë homazhe edhe tek lapidari, vendi i rënies së tre heronjve në Pestovë të Vushtrrisë.