![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/protesta-studentore-600x360-1.jpg)
23 vjet që nga protestat studentore të Lëvizjes së Lirisë
01 tetor 2020
| 08:18
Sot u bënë 23 vjet që nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.
Lëvizja Studentore atëkohë organizoi protestat për ta kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në fillim të viteve ’90.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë dhe profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për ta shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.