23 vjet më parë ra në betejë Luan Haradinaj

06 maj 2020 | 08:35

23 vjet më parë, në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 6 maj 1997, ra në kufirin shqiptaro-shqiptar ushtari Luan Haradinaj.

Në këtë ditë Luan Haradinaj, bashkë me vëllanë Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Bashkërisht kishin arritur sipër fshatit Larë, i cili ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi ra në një pritë të ushtrisë jugosllave. E në këtë pritë u vra Luan Haradinaj, u plagos Rafet Rama, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit të vendit, trupi i tij u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në vendlindje, në Gllogjan, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, 6 maj 2020, u bënë 21 vjet që nga…