23 zyrtarë të IPK-së certifikohen nga instruktorë të FBI-së

12 nëntor 2021 | 15:28

23 zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë certifikuar të premten në Prishtinë pas përfundimit të trajnimit për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive”.

Ky trajnim u organizua nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ka marrë pjesë atasheu i programit të ICITAP-it pranë Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Kimberly Riffe dhe kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

Ky trajnim është vlerësuar i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, si fushë në të cilën ICITAP-i amerikan është duke kontribuuar në vazhdimësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Veronika Rajek nga Sllovakia është 25 vjeçe dhe thotë…