
230 raste emergjente në QKUK
22 shkurt 2019
| 08:36
Në Klinikën Emergjente në QKUK për 24 orë ka pasur 230 raste.
55 raste u trajtuan në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor, 55 raste tek dhoma kirurgjike,74 tek dhoma internistike dhe 51 tek dhoma ortopedike në emergjencë, raporton “Epoka e re”.
Emergjenca poashtu ka trajtuar 13 raste të aksidenteve në komunikacion.
Nga klinika emergjente për trajtim të mëtejmë në klinikat e tjera janë bartur 24 pacientë.