Hoti ndan mirënjohje për drejtorët e shkollave të Malishevës

09 dhjetor 2019 | 16:48

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti është takuar me drejtorin Komunal të Arsimit, Blerim Thaçi dhe drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës, me të cilët ka biseduar për Programin Nacional për Rininë, për suksesin e nxënësve të treguar në garat paraprake si dhe për garat që po mbahen tani.

Koordinatori Hoti është ndarë i kënaqur me punën dhe përkushtimin e DKA-së e të drejtorëve të shkollave të Malishevës, duke thënë se ata janë shtylla kryesore për arritjen e sukseseve në gara.

“Ne së bashku me ju kemi realizuar një program nga i cili janë shpallur gjithsej 44723 fitues në garën nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe atyre të Diturisë. E gjithë jo punë nuk ka qenë e lehtë dhe gjatë rrugës jemi përballur edhe me sfida mirëpo ato i kemi kaluar me ndihmën e secilit prej jush. Malisheva ka gjithsej 2670 fitues në të dyja garat në të tria nivelet. Ky sukses i nxënësve të komunës tuaj nuk do të ishte i mundur pa punën dhe përkushtimin e juaj, për çka unë jam shumë i kënaqur”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, drejtori i DKA-së në Malishevë, Blerim Thaçi, ka thënë se është i kënaqur me sukseset e nxënësve të komunës së tij dhe se garat janë mundësi e nxënësve për të shfaqur talentet e tyre.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e garave, koordinatori Hoti, ka ndarë mirënjohje për drejtorët e shkollave, drejtorin dhe stafin e DKA-së.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/KoordinatoriNacionalperKultureRinidheSport/photos/pcb.1234831843573019/1234830913573112/?type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjore-Humanitare në…