Tubimi vjetor i CEFTA-së në Shqipëri rikthen Kosovën dhe Serbinë pranë tryezës së njëjtë
Në Tiranë nesër (e mërkurë), fillon java tradicionale e CEFTA-së, një ngjarje që mbahet për çdo vit në kryeqendrën e vendit anëtar kryesues. Kjo konferencë pritet të hapet nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe të jetë një hap i mëtejshëm drejt forcimit të tregtisë dhe tregtisë së shërbimeve midis vetë palëve, ekonomive të tyre dhe BE-së dhe tregjeve globale.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë të gjitha shtatë shtete anëtare, përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, përkundër mosmarrëveshjeve të tyre tregtare. “Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) u nënshkrua në dhjetor 2006 me qëllim të liberalizimit dhe lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë. Konferenca, e cila pritet të hapet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, do të jetë një hap i mëtejshëm drejt forcimit të tregtisë dhe tregtisë së shërbimeve midis vetë palëve, ekonomive të tyre dhe BE-së dhe tregjeve globale. Zbatimi i plotë i CEFTA-së do të sigurojë një kornizë për ekonomitë me kapacitete të vogla për të forcuar konkurrencën e produkteve nga rajoni i CEFTA-së. Sipërmarrësit e rinj dhe bizneset fillestare do të jenë në gjendje t’i ofrojnë produktet e tyre jo në një, por në shtatë tregje dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.
Ngjarja kryesore e Javës së CEFTA-së që mbahet në Shqipëri, do të mbahet nesër kur mbahet konferenca me moton “Kthimi i sfidave në mundësi”. “Vendet anëtare e CEFTA-së pritet të miratojnë një seri dokumentesh për të cilat tashmë janë rënë dakord në një nivel teknik dhe të cilat synohen të kontribuojnë në liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë dhe tregtisë rajonale në shërbime dhe të nxisin klimën e investimeve. Ato janë gjithashtu një pjesë e paevitueshme e rrugëtimit drejt pranimit në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi ato motivojnë palët të shpejtojnë harmonizimin e rregullimit të tyre me atë të BE-së”, është thënë në komunikatën e OEK-ut, duke u shtuar se ndër dokumentet e përgatitur për miratimin e Komitetit të Përbashkët të CEFTA nesër është Protokolli Shtesë 6 për Tregtinë në Shërbime i cili është shumë i rëndësishëm për kompanitë dhe organizatat sepse do të hapte të gjitha shtatë tregjet për tregti në shërbime dhe hap mundësi për integrim të mëtejshëm ekonomik. “Do të mundësonte njohjen e ndërsjellë të licencave specifike, kualifikimeve profesionale, lehtësimin e e-commerce etj”, thuhet në fund të njoftimit.
/Epoka e re/