Gjilani përmbyll vitin 2019 me projektin e digjitalizimit të arkivit të komunës

18 dhjetor 2019 | 15:36

Drejtoria për Administratë e Përgjithshme në Gjilan këtë vit po e përmbyllë me fillimin e projektit të rëndësishëm, digjitalizimin e arkivit të kësaj komune që fillimisht përfshinë tri drejtori, Administratën, Urbanizmin dhe Kadastrin. Kështu ka bërë me dije drejtori i kësaj drejtorie, Bardhyl Syla në një konferencë për medie.

“Projekti i digjitalizimit të arkivit mundëson qasje të shpejta dhe më të lehta të qytetarëve në kërkesat e tyre arkivore e njëkohësisht është i mirëpritur edhe për vetë zyrtarët e komunës gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative të tyre”, ka thënë Syla.

Duke folur për punën njëvjeçare, i pari i Administratës në Gjilan ka konfirmuar se Qendra për Shërbime me Qytetarë ka qenë mjaft efikase dhe funksionale, ku janë pranuar 152 375 kërkesa nga palët, adresuar organeve komunale për shqyrtim dhe vendosje. Janë përfunduar 146 402 lëndë, kurse në proces janë 4 375 lëndë. “Falë punës së stafit të përkushtuar është arritur objektivi i synuar në lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile”, ka thënë Syla.

Ai ka njoftuar se janë bërë përgatitjet edhe për fillimin e ndërtimit të Zyrës së gjendjes civile në lagjen “Arbëria”, e cila pritet të finalizohet në vitin 2020. Ndërsa duke folur për E-Kioskat, ai ka thënë se tashmë Komuna e Gjilanit ka siguruar kontratë me operatorin ekonomik për rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit me mbështetjen e Organizatës për Bashkëpunim dhe…