Konstituimi i Kuvendit nën hijen e paqartësive për qeverinë

26 dhjetor 2019 | 10:48

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancën konstituive pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Por, mbajtja e seancës dhe konstituimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje pasi që dy partitë që synojnë formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, është deklaruar se nuk e preferon konstituimin e Kuvendit pa arritjen e marrëveshjes për qeverinë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar të mërkurën se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/seanca-konstituimi-i-kuvendit-/30344520.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe…