236 raste të reja me Covid dhe 904 të vaksinuar

10 janar 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 236 raste të reja me Covid dhe janë shëruar tetë persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër Covidit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 693 666 doza të vaksinës. Deri më sot 790 175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 8 460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 142. Në total numri i rasteve aktive është 1 780”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22…