40 të rinj nga Kamenica do të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe kodimeve

26 dhjetor 2019 | 17:20

“Open Data Kosovo” në kuadër të “Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka bërë bashkëpunimin e radhës me Komunën e Kamenicës.

Zyrtarë nga Komuna e Kamenicës janë takuar me përfaqësuesit e “Open Data Kosovo” të cilët kanë realizuar projekte edhe më herët në këtë komunë.

Projekti i dytë që do të realizohet në Kamenicë është “Code4 Kamenica”, që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të shkathtësive të TIK, në të cilin do të përfshihen trajnime për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kamenicës.

“Pas trajnimit do të ketë edhe aktivitete të përbashkëta, ku do të kodohet një aplikacion në kuadër të platformës ‘EduPerformanca’ që do të shërbej shumë në fushën e arsimit. Kjo organizatë përveç trajnimit, do të dhuroj si donacion edhe 10 kompjuterë të rinj në të cilët do të mbahet trajnimi. 40 të rinj nga Kamenica do të kenë mundësi të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe kodimeve. 20 të rinj do të jenë nga shkollat fillore dhe 20 të rinj nga shkollat e mesme”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas…