238 raste aktive me Covid në Kosovë
16 qershor 2021
| 10:57
Në Kosovë u raportuan të martën 12 raste të reja me Covid-19. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2 668 mostrave, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa u shëruan 119 pacientë.
Me këto shifra, sipas IKShPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 107 595, i viktimave në 2 250 dhe i të shëruarve në 105 107.
Raste aktive aktualisht janë 238.