Publikohen dosje të reja nga krimet e Serbisë në Kosovë
Këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka publikuar dokumente të reja që dëshmojnë krimet e kryera nga Serbia në fshatrat e Kosovës. Në këtë operacion, përfshihet edhe fshehja e kufomave të të vrarëve nga forcat serbe.
Postimi i plotë dhe dokumentet i Zyberajt:
Brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë dhe u varrosën në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit.
Kompleksi është përdorur si një terren trajnimi për njësitë speciale serbe, i cili më pas u drejtua nga Goran Radosavljevic-Guri, një kriminel i njohur për krime makabre në Kosovë i cili drejtoj operacionin për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit dhe nën mbrojtjen e tij.
Pastaj, në këtë operacionin e fshehjes së kufomave në Bajtanica ishin të përfshirë Vlastimir Djordjevic-Rodja, Vladimir Lazarevic, Nebojsa Pavkovic, Dragoljub Ojdanovic nga ushtria. David Gajic, Radomir Markovic, Frenki Simatovic, Milosav Vilotic nga Shërbimi Sekret i SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Zoran Angjelkovic, Zivorad Igic, Vukashin Jokanovic, Ivica Dacic, Milan nga SPS I Miloseviçit. Ndërmarrja e përbashkët kriminale e shtetit Serb verifikuar nga Tribunali i Hagës ka renditur të gjithë këta persona më lart.
Shumë prej tyre u lanë të lirë nga aktakuzat ose shumica prej tyre nuk u akuzuan fare. Varret masive në Batajnica, vlerësohen se përmbanin qindra viktima shqiptare të spastrimit etnik në Kosovë. Pas fshehjes së kufomave, policia speciale vazhdon me stërvitjen e tyre në vendet ku ishin fshehur kufomat për të mos zbuluar kufomat dhe krimet e tmerrshme të kryera.