24 aksidente dhe mbi 1 300 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt

07 tetor 2024 | 12:48

24 aksidente janë raportuar të kenë ndodhur përgjatë javës që lamë pas në rajonin e Ferizajt.

Sipas forcave të rendit, në 11 nga këto aksidente pati persona të lënduar, ndërsa me dëme materiale 13 sosh.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 30/09 – 06/10/2024 ka shqiptuar 1 341 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 6 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 24 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime 11; persona të lënduar 11; aksidente me dëme materiale 13. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen…