
24 mijë e 500 seanca të dializës në Shërbimin e Dializës të Klinikës së Nefrologjisë
09 shtator 2022
| 10:40
Gjatë vizitës në Klinikën e Nefrologjisë, ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, është njoftuar me punën që po bëhet në këtë klinikë dhe projektet që janë në zhvillim e sipër.
Mimoza Ukimeraj, drejtoreshë e Klinikës së Nefrologjisë ka njoftuar se nga fillimi i vitit, deri më tani kanë trajtuar 665 pacientë me 24 mijë e 500 seanca dialize.
Në fokus të bisedës ishte edhe projekti për funksionalizim të Dializës Peritoneale, për të cilin u.d. drejtoresha e ShSKUK premtoi mbështetje.
U diskutua edhe për zhvillimin e shërbimeve të reja, fillimin e trajtimit të sëmurëve me metodën ekstrakorporale të detoksifikimit -Plazmaferezë, por edhe trajnimi i stafit.