24 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Pejës

26 maj 2021 | 09:46

Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë dukshëm numri i rasteve të të infektuarve me Covid-19, një gjë e tillë vërehet edhe në spitale ku numri i atyre që po trajtohen është i vogël.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë të shtrirë 24 pacientë me Covid-19.

Sipas një njoftimi nga ky spital, 16 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 5 janë në gjendje më të rëndë.

Në trajtim në CPAP nuk është asnjë pacientë, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, në “Sytë 7” në…