24-shi i PDK-së, Arbër Behluli merr përkrahje gjithandej Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arbër Behluli i cili garon me numrin 24 në listë zgjedhore, në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt, por merr përkrahje gjithë popullore. 24-shi i PDK-së, ka marrë mbështetje të pa rezervë nga banorët e Koshtovës, vendlindja e dëshmorëve të kombit, Avni Koshtova dhe Mehdi Hajredini.
“Në Koshtovë, mes njerëzve të dashur e atdhetarë. Në vendin e dëshmorit Avni Kushtova dhe Mehdi Hajredini, të cilëve u këndon Shkurte Fejza dhe bashkë me të, të gjithë shqiptarët gjithandej.
Mirënjohës secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme. E ardhmja e Kosovës ndërtohet me dashurinë për atdheun dhe me përkushtimin e secilit prej nesh. Faleminderit Koshtovë!?, ka shkruar Arbër Behluli, djali i Shkurte Fejzës-Behlulit, këngëtares më të mirë që e ka Kosova. Behluli do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve brenda PDK-së, pasi sjelljet e tij dhe serioziteti kanë bërë që shumë qytetarët të Kosovës, t’ia premtojnë votën këtij por dhe vizionit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës dhe lidershipit të PDK-së, të drejtuar nga Memli Krasniqi.