24-shi i PDK-së viziton fabrikën “Solid”: Produktet “Made in Kosova”, krenaria jonë
24 janar 2025
| 18:18
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 24, Arbër Behluli, ka vizituar fabrikën “Solid” në Suharekë, e cila ka të punësuar 330 punëtorë, kryesisht gra, dhe prodhon 600 mijë palë këpucë çdo vit.
Behluli ka theksuar se këto produkte “Made in Kosova” janë krenaria jonë dhe shembull i suksesit.
“Këto produkte “Made in Kosova” janë krenaria jonë dhe shembull i suksesit. Prodhuesit si “Solid” meritojnë mbështetje të plotë, si forca e ekonomisë sonë. Pas 9 shkurtit, e ardhmja e tyre do të jetë më e ndritur, bashkë me të secilit punëtor të sektorit privat dhe publik. #MaMirë është zgjidhja!”, ka shkruar ai në “Facebook”.